19
Në urimin e ndarë me publikun, Princ Leka thekson rëndësinë e vlerave që i rezistojnë kohës: dinjiteti, përgjegjësia dhe bashkimi, shkruan “Kosovarja”.
“Ashtu si familjet mbretërore të Europës që kanë ruajtur identitetin e tyre përmes shërbimit dhe maturisë, edhe ne besojmë se forca e Shqipërisë qëndron te karakteri i njerëzve të saj dhe te aftësia për të ecur përpara së bashku,” shkruan ai.
Mesazhi i tyre për vitin e ri inkurajon zgjedhjen e urtësisë mbi zhurmën, ndërtimin mbi përçarjen dhe besimin mbi pasigurinë. “Urojmë që ky vit i ri t’ju gjejë të qëndrueshëm në vlera, të qetë në shpirt dhe të bashkuar në dashurinë për njëri-tjetrin dhe për atdheun tonë,” shtojnë Princ Leka dhe Blerta Celibashi./Kosovarja/
ks
