Lajme

Princ Leka kapet “mat” me partneren e re në aeroport

Princ Leka është kapur “mat” me partneren e tij të re, fotografen Blerta Celibashi.

Siç duket nga pamjet e publikuara nga Hashtag.al Princi është filmuar me partneren e tij në aeroportin e Romës.

Lidhja e Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi është diksutuar shumë në media pas lajmit ekskluziv që Revista Newsbomb solli në numrin e dhjetorit mbi përfundimin e historisë disa vjeçare të Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

Çifti Mbretëror të cilët janë prindër të një vajze, Geraldinës, vendosën që t’i japin fund martesës së tyre. Një lajm ky i cili qarkulloi me shpejtësi në mediat shqiptare dhe ka qenë kryefjala përgjatë ditëve të fundit.

LEXO EDHE: Princ Leka në një marrëdhënie me fotografen shqiptare? Reagon Blerta Celibashi

Por, cili ishte shkaku që solli këtë ndarje të çiftit? Ende nuk dihet, por ajo që po përflitet lart e poshtë është historia e re e dashurisë së Princ Lekës.
Po thuhet se Princi aktualisht është në një marrëdhënie të re me një fotografe, të quajtur Blerta Celibashi.

Ndonëse e dimë se aty ku ka zë s’është pa gjë, ashtu si dhe të moçmit e thonë, JOQ ka kontaktuar me Blertën për të kuptuar më shumë.

Ajo ka vendosur mos japë asnjë koment lidhur me këto ‘thashetheme’ që janë duke qarkulluar. Pra, nuk ka thënë “Po”, por as “Jo”, përgjigje e cila ka ngritur më tepër dyshime se çifti më i ri është pikërisht: Princ Leka dhe Blerta Celibashi.
“Përshëndetje Joq, ju falënderoj për mesazhin/interesimin tuaj. Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj”, ka thënë Celibashi për JOQ.

Ndërkohë, nga një vëzhgim i shkurtër në rrjetet sociale Princ Leka dhe Blerta ndiqen me njëri-tjetrin në “Instagram”, madje ai e ka “follow” edhe në profilin e saj të punës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo