Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka organizuar takimin e saj të parë zyrtar të punës në më shumë se nëntë muaj, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në detyrat e saj publike.
Takimi u mbajt në Kështjellën Windsor dhe kishte në fokus projektin e saj “Early Years”, i cili synon të mbështesë zhvillimin e hershëm të fëmijëve.
Të martën, Princesha u bashkua me anëtarë të ekipit të saj, përfshirë përfaqësues nga Qendra për Fëmijërinë e Hershme në Kensington Palace.
Ky ishte një moment i veçantë, pasi shënon rikthimin e saj pas përfundimit të kimioterapisë parandaluese, të cilën e zbuloi javën e kaluar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në deklaratën e saj, Princesha Kate theksoi se do të fokusohej në shëndetin e saj dhe do të angazhohej plotësisht për të qëndruar e shëruar nga kanceri. Ky takimi përfaqëson një hap të rëndësishëm për Princeshën, duke shfaqur përkushtimin e saj ndaj çështjeve publike dhe mirëqenies së fëmijëve.
Kthimi i saj në angazhimet publike pas një periudhe të vështirë shënon një mesazh inkurajues për ata që përballen me sfida të ngjashme, duke nënkuptuar se është e mundur të rikthehesh në jetë dhe në detyra pas një sprove shëndetësore.