Bota

Princi Andrew arrestohet ditën e ditëlindjes

Princi Andrew, i cili nuk ka më titull, është arrestuar.

Policia është parë sot në Sandringham, ku vëllai i Mbretit Charles po festonte 66-vjetorin e lindjes.

Gjashtë makina policie pa shenja dalluese mbërritën në pronën në Norfolk pak pas orës 8 të mëngjesit.

Ato u parkuan pranë Wood Farm, ish-rezidenca e princit Philip, ku Andrea po jeton. Një burrë dukej se mbante me vete një kompjuter portativ të policisë.

Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit dhe nëse ka lidhje me çështjen Esptein, ku thuhet se Andrew ishte përfshirë.

/tiranapost

Të Ngjashme