Taylor Swift performoi para 90 mijë fansave në stadiumin Wembley të Londrës në kuadër të koncertit Eras Tour.
Por, në mesin e këtyre pjesëmarrësve ishte edhe Princi William me fëmijët e tij.
Në fillim pati spekulime të madhe për praninë e familjes mbretërore, por tani u bë më se e qartë se ata ishin të pranishëm.
Princi William bashkë me fëmijët madje kanë qenë në prapaskenë për të bërë fotografi me artisten amerikane Taylor Swift.
Ishin vet ata të cilët e konfirmuan përmes postimit të tyre në Instagram.