15
Ushqyerja e shëndetshme luan rol kyç në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Ekspertët e shëndetit theksojnë se një dietë e balancuar ndihmon jo vetëm në forcimin e imunitetit, por edhe në përqendrimin, energjinë dhe mirëqenien e përgjithshme të tyre.
Në tryezën e përditshme të fëmijëve duhet të përfshihen fruta dhe perime të freskëta, të pasura me vitamina dhe minerale esenciale. Po ashtu, produktet e qumështit, si qumështi dhe kosi, janë të domosdoshme për shëndetin e kockave, ndërsa vezët, mishi dhe peshku sigurojnë proteina të nevojshme për rritje.
Drithërat e plota dhe arrat ndihmojnë në furnizimin me energji të qëndrueshme gjatë ditës, ndërsa uji mbetet elementi më i rëndësishëm për hidratimin e trupit.
Një ushqyerje e kujdesshme sot, është shëndet më i mirë për fëmijët nesër
ks
