LifeStyle

Prindër për herë të parë, Andi dhe Enki zbulojnë gjininë e fëmijës

Çifti i njohur, Andi Shehu dhe Enki Nako, kanë zbuluar se po presin një djalë!

Lajmi emocionues u ndau nga vetë Enki përmes një postimi të ëmbël në Instagram, ku shfaqen duke prerë tortën e cila ishte me ngjyrën blu, që simbolizon një djalë. Me humor, ajo shkroi se do t’i mësojnë djalit disa punë që të mos mendojë se do t’ia bëjë gjithçka gruaja.

Postimi shpreh emocionet e mëdha që çifti po përjeton në pritjen e këtij momenti të veçantë. Enki gjithashtu përgëzoi të gjithë ata që kishin parashikuar me sukses se ata do të kishin një djalë.

Urime të përzemërta për Andin dhe Enkin për këtë bekim të ri në jetën e tyre!