Lajme

Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi veturë në Pejë-Kuqishtë

Policia e Pejës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur sot në drejtim të Rugovës, ku një gur i madh është shkëputur dhe ka goditur një veturë që ishte në lëvizje.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur për teve1.info se në automjet ndodheshin katër persona një burrë, një grua dhe dy fëmijë.

Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Sipas Policisë, të lënduarit nuk kanë pësuar lëndime serioze dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Të Ngjashme