ShowBizzz

Priscilla Presley ka treguar pse nuk u martua sërish pas Elvisit

Priscilla Presley zbuloi së fundmi arsyen që nuk u martua përsëri pas përfundimit të martesës së saj të trazuar me Elvis Presley.

Duke folur në një event në Las Vegas, 78-vjeçarja shprehu shqetësimet e saj se si do të reagonte ish-bashkëshorti i saj i famshëm, i cili vdiq në vitin 1977 në moshën 42-vjeçare, ndaj rimartesës.

Presley pranoi: “Unë thjesht nuk mendoj se ai mund ta përballonte atë.” Priscilla theksoi se ndërsa Elvis ishte gjallë, ajo nuk do të mendonte të martohej me një burrë tjetër. Edhe pas vdekjes së tij, kur ishte ende në të 30-at, ajo nuk kishte dëshirë të vishte sërish një fustan nusërie, duke thënë: “ Të jem e sinqertë me ju, nuk kam dashur kurrë të martohem pas tij. Nuk kam pasur kurrë ndonjë dëshirë.

Pas divorcit të saj nga Elvisi, Priscilla pati marrëdhënie me njerëz të tjerë, duke përfshirë instruktorin e karatesë Mike Stone, modelin Michael Edwards dhe skenaristin/programuesin kompjuterik Marco Antonio Garcia. Madje ajo pati një djalë, Navarone Garibaldi, me Garcia në 1987. Megjithatë, ajo mbeti e palëkundur në vendimin e saj për të mos u rimartuar.

Priscilla u shpreh gjithashtu se pse ajo dhe Elvis kishin vetëm një fëmijë së bashku, duke shpjeguar se Elvis ndihej fajtor që nuk ishte pranë vajzës së tyre, Lisa Marie, gjatë viteve të saj të reja për shkak të orarit të ngjeshur dhe angazhimeve në turne.

Së fundmi ajo ka pasur rastin të ndajë këndvështrimin e saj për marrëdhënien me Elvisin përmes filmit Priscilla, me skenar dhe regji të Sofia Coppola. Filmi thellohet në marrëdhënien e tyre të stuhishme dhe nxjerr në pah se sa e re ishte Priscilla kur Elvis filloi ta rrethonte me dashuri./abcnews.al