ShowBizzz

Prishet raporti mes Sarës dhe Dafinës, shkak komentet e Ledrit

Pavarësisht lidhjes së shumë komentuar të dikurshme të Ledrit me Dafinën, Sara Hoxha dhe Dafina kanë patur raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Vajzat janë parë jo rrallë në shoqëri të njëra-tjetrës. Por diçka duket se ka ndodhur.

Ndjekësit e kanë vënë re së fundmi se ato nuk ndiqen më me njëra-tjetrën në Instagram, shenjë kjo e qartë e një raporti jo të mirë.

Nuk dihet arsyet përse nuk ndiqen më Dafina dhe Sara. Por ajo që dihet sigurt është se Ledri pak ditë më parë ndezi rrjetin me komentin e tij për këngën e re të Dafinës.

Shumë e panë komentin të papërshtatshëm duke i rikujtuar Ledrit se është i martuar. Më pas, nuk vonoi shumë dhe komenti në fjalë u fshi nga reperi duke lënë të kuptohet se Sarës mbase s’i ka pëlqyer aspak!

Prishet raporti mes Sarës dhe Dafinës, shkak komentet e Ledrit