Lajme

Prishtina furnizohet edhe me 2 mijë kontejnerë të rinj për mbeturina

Prishtina do të furnizohet edhe me 2 mijë kontejnerë të rinj për mbeturina.

Kjo u bë e ditur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, të cilët edhe kanë ndarë pamje nga arritjet e para të këtij furnizimi.

“Kryeqytetin po e furnizojmë me 2000 kontejnerë të rinj për mbeturina! Vazhdojmë përpara, me hapa të sigurt drejt një Prishtine më të pastër”, thuhet në njoftimin e publikuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.