
7
Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo dëshmohet çdo ditë me numrin e rasteve të tilla që denoncohen në Polici, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një 20-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dashurës me të cilën bashkëjeton.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima e ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për atë që ka ndodhur mes tyre dhe se si i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Përballë kësaj situate, e reja ka kërkuar ndihmë dhe është kthyer te familja e saj.
Si rezultat i denoncimit, 20-vjeçari i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Dhunë në familje”.
ks