Lajme

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës

Lëvizja në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa kolona dhe me pritje të shkurtra.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 22:00, në shumicën e pikave kufitare pritjet për automjete janë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Pritja më e gjatë është regjistruar në Han të Elezit, ku hyrja për automjete zgjat nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa dalja nga 3 deri në 5 minuta.

Në Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë të Morinës, Qafë të Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.

Edhe për kamionët, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta në hyrje dhe dalje, ndërsa nuk raportohet për kolona në asnjërën pikë kufitare.

Të Ngjashme