Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me pritjet në pikat kufitare.
Mërgimtarët dhe qytetarët e tjerë që udhëtojnë drejt vendeve evropiane duhet të llogarisin pritje deri në 90 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes, deri në 1 orë në Merdarë.
Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në 40 minuta.
Ndërkohë, te pikat e tjera kufitare pritjet vazhdojnë të jenë më të shkurtra, deri në 5 minuta.


