Mund të tingëllojë si një truk i thjeshtë shtëpiak, por ekspertët e gjumit thonë se një lugë mjaltë para se të flini mund të ndihmojë ndjeshëm në reduktimin ose edhe eliminimin e gërhitjes.
Ky “eliksir i artë” nuk është vetëm një ëmbëlsues natyral, por edhe një agjent i fuqishëm anti-inflamator dhe antimikrobial. Pikërisht këto veti e bëjnë atë të dobishëm për qetësimin e fytit dhe lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, duke parandaluar vibrimet që shkaktojnë gërhitjen gjatë gjumit.
Mjalti ndihmon në zbutjen e indeve të fytit, ul inflamacionin dhe lehtëson bllokimin e rrugëve të ajrit. Një lugë e vetme para gjumit – e pastër apo e tretur në një filxhan çaj bimor – mund të bëhet pjesë e një rutine të thjeshtë por efektive për një gjumë më të qetë.
Përtej luftës ndaj gërhitjes, mjalti sjell edhe përfitime të tjera shëndetësore: lehtëson kollën dhe fytin e irrituar, ndihmon në shërimin e plagëve, ul tensionin e gjakut dhe përforcon sistemin imunitar, falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve – sidomos tek mjaltërat me ngjyrë më të errët.
Një zgjidhje e natyrshme, e lirë dhe pa efekte anësore – mjalti mund të jetë sekreti për një natë më të qetë, për ju dhe për ata që flenë pranë jush.
