Shëndetësi

Problemet shëndetësore që shkakton mungesa e vitaminës B12

Suplementët e vitaminës B12 përdoren kryesisht kundër stresit dhe për rritjen e nivelit të energjisë në organizëm.

Kjo vitaminë ka aftësinë të përmirësojë performancën dhe funksionet mendore.

Mungesa e saj nga ana tjetër shkakton shumë komplikacione, disa prej të cilave i gjeni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org.

Funksionet e Trurit

Mungesa e vitaminës B12 tek të moshuarit është faktor nxitës për sklerozën dhe degjenerimin e funksioneve të trurit.

Këtu përfshihet edhe skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja e Parkinsonit.

Depresion.

Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë luhatje humori, depresion dhe ankth.

Marrja e suplementëve e rimëkëmb gjendjen e brendshme të njeriut në vetëm një javë.

Ishemia dhe Sëmundjet Kardiovaskulare

Mungesa e kësaj vitamine ka lidhje të fortë me shfaqjen e ishemisë.

Në mungesë të vitaminës B12, nivelet e homocisteinës në gjak janë shumë të larta.

Një gjë e tillë rrit rrezikun e ateroskleroës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Kur nivelet e vitaminës B12 janë të ulëta, organizmi e ka të vështirë të prodhojë rruaza të kuqe.

Kësisoj, organizmi është më i predispozuar të preket nga anemia.

Ushqimet Më Të Pasura Me Vitaminë B12

Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në ushqime të ndryshme siç janë: peshku, mishi, shpendët, vevzët, qumështi dhe nënproduktet e tij.

Vitamina B12 nuk gjendet tek ushqimet bimore por drithërat që konsumohen me qumësht në mëngjes janë të pasuruara me këtë vitaminë.

Sardelet në veçanti janë të pasura me vitaminën B12 .

Një sasi prej 150 gramë sardele përmban 200% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12.

Trofta është një shembull tjetër i një burimi të shkëlqyer të vitaminës B12.

Një sasi prej 100 gramë troftë ofron 125% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12.

Nga ana tjetër, një sasi prej 200 gramë salmon të pjekur ofron 80% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme./AgroWeb.