Lajme

Pro**itucioni në Maliq, kunata e “tutorit” zbardh të tjera detaje: Vajza i dërgonte foto edhe burrit tim…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një vajzë e mitur dyshohet se shfrytëzohej për prostitucion.
Sipas policisë për këtë ngjarja në pranga kanë rënë dy persona, përkatësisht tutori i dyshuar Marsel Baçi (26 vjeç) dhe “klienti” Selam Hyka (41 vjeç).
Gjatë një reagimi për mediat, kunata e Marsel Baçit, Asja Lozhani ka treguar anën tjetër të “medaljes”, duke hedhur poshtë pretendimet e familjes së 16-vjeçares që dyshohet se është shfrytëzuar prostitucion. Sipas kunatës së “tutorit” të dyshuar të ngjarjes në Maliq, vajza fliste me dëshirë me Marselin, madje i çonte edhe foto erotike.

“Marselin e kam kunat. Erdhën në orën 1 të natës, do e merrnin në pyetje nuk i thanë që do e arrestonin. Ajo i shkruante vet në Facebook. Kur erdha para 6 muajsh unë, ajo fliste me Marselin. Marseli thoshte nuk e dua po ajo i shkruante. Nuk besoj se Marseli e ka përdhunuar. Me ka thënë Marseli se i shkruante vet ajo. Ajo i shkruante edhe burrit tim. I çonte foto. Burri i thoshte se s’ke pune me mua. Fliste me të dy vëllezërit“, tha Asja Lozhani.
Vajza 16-vjeçare ka qënë ajo që ka rrëfyer të gjithë ngjarjen në polici pas denoncimit që ka bërë nëna e saj. Dy të arrestuarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.