Lajme

Projekt i ri në Prishtina Mall – Prishtina Hospital pritet të hapet në vitin 2027

E hëna i bëri bashkë në Prishtina Mall, por këtë herë për një projekt që lidhet me shëndetësinë.

Përfaqësues të qendrës tregtare dhe themeluesë të dy klinikave mjekësore u bënë bashkë për të prezantuar Prishtina Hospital.

Punimet për përshtatjen e hapësirave tashmë kanë nisur.

E spitali pritet të hapet në vitin 2027, fillimisht me shërbime të specializuara.

Synimi është që pacientët të kenë më shumë mundësi për trajtim në Kosovë, pa pasur nevojë të udhëtojnë jashtë vendit.

“Hosptial Prishtina ka ambicien të sjellë specialistë kryesorë dhe një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore së bashku në një vend, duke e bërë kujdesin shëndetësor cilësor më të aksesueshëm për njerëzit në Kosovë. Dhe kjo bën një ndryshim të vërtetë sipas pikëpamjes sonë”, ka thënë CEO e Prishtina Mall, Alvaro Costa.

Ndërkaq, nga bordi i drejtorëve të Prishtina Mall, presin që investimi të ndikojë edhe në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

“Shpresojmë që me iniciativa të tilla, me investime të tilla siç është rasti i Prishtina Hospital, këta të rinj dhe të reja të ndalen në Kosovë dhe të ofrojnë shërbime dhe mundësisht Kosova të bëhet ngadalë-ngadalë një vend ku të ofrojë turizëm shëndetësor”, u shpreh Mustafë Borovci, kryetari i bordit.

Nga përvoja e tij shumëvjeçare në shëndetësi, dr. Fisnik Meka tregoi si lindi ideja për bashkimin e dy klinikave në një projekt të përbashkët.

“Kam pasur privilegjin së pari t’i shërbej anës shëndetësore të kujdesit ndaj pacientëve vendorë dhe gjithë shqiptarëve, ashtu edhe në Shqipëri dhe kudo kundër në vendet e gjithë shqiptare. Por gjithashtu, përveç kësaj, kam pasur nderin edhe të përfaqësoj, domethënë të kujdesem për pacientët për misionet e ndryshme diplomatike të Kosovës, pra siç është rasti edhe të Ambasadës së Amerikës në veçanti. Sot, Advance Medical Center dhe Ozone Hair Clinic i bashkojnë përvojat e tyre dhe forcat e tyre për diçka më të madhe. Pra, për Prishtina Hospital, e cila është rezultat i kësaj energjie”, ka thënë dr.Fisnik Meka nga Dental Clinic.

E ky projekt përfaqëson një mundësi që Kosova të bëhet zgjedhje edhe për pacientët nga jashtë vendit.

“Për të kaluar në një nivel tjetër, na duhet patjetër një infrastrukturë më e madhe, një institucion që bashkon specialistë, profesionistë dhe standard në një çati. E për mua, pikërisht Prishtina Hospital ka qenë ky hap. Synimi nuk është që pacientët të vijnë në Kosovë vetëm sepse mund të marrin një shërbim me një kosto më të lirë, mirëpo duam të vijnë në Kosovë sepse e konsiderojnë zgjedhje të mirë Kosovën”, ka deklaruar Valmira Xani Mulaj nga Ozone group.

Ndërkaq drejtori ekzekutiv i spitalit, Armend Vokshi, shpalosi synimet për shërbimet që pritet t’u ofrohen pacientëve në Kosovë nga viti i ardhshëm.

“Janë bërë më shumë se një vit e gjysmë që kur ky projekt ka filluar. Pasuar në një studim fizibiliteti nga një kompani amerikane dhe rezultati ka qenë i qartë çdo objekt qytetarë tonë shpenzojnë mbi 200 milionë euro jashtë vendit për trajtime mjekësore, ndërkohë diaspora jonë prej mbi 1 milion njerëzish kërkojnë standarde dhe protokolle mjekësore evropiane këtu në atdheun e tyre. Prishtina Hospital do t’i jep fund këtij vendnumërimi. Synimi ynë është i shtrirë: shërbimet për të cilat sot do të thotë jashtë, vitin e ardhshëm do të ofrohen këtu në Kosovë”, u shpreh drejtori ekzekutiv i spitalit, Armend Voksh .

Pas konferencës, të pranishmit vazhduan me zbulimin e hapësirës ku do të funksionojë Prishtina Hospital.

Të Ngjashme