Lajme

Projektligjet në lexim të dytë – Kalojnë ligjet për Sigurimin Shëndetësor dhe Çmimet Tavan

Nga partia e saj, erdhi e para në seancën plenare.

Por sa u ul, nënkryetares së Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitakut iu afrua një deputet.

Ishte pikërisht deputeti i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Fatos Geci i cili një ditë më parë përdori gjuhë seksiste ndaj saj.

Mirëpo Çitaku nuk pranoi që të diskutoj me Gecin.

Për deklarimet e tij, disa fjalë i pati edhe kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu.

Për deklaratat e Gecit, dy fjalë i tha edhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

E pas kësaj, filloi shqyrtimi në lexim të dytë për disa projektligji.

Për të parin, atë për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, pati mospajtime.

Ky projektligj nuk e mori përkrahjen e opozitës, por vetëm të deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të pakicave jo serbe.

Pas tij, radhën e pati projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Deputetët e opozitës kërkuan sqarime pse nuk ka qenë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në komision kur është diskutuar kjo cështje.

Në shumë prej projektligjeve, parititë politike kërkuan shtimin e disa prej amandamenteve.

Megjithatë, kaluan vetëm ato të partisë në pushtet.

Gjatë kësaj seance, u mbajt edhe një minutë heshtje për vdekjen e shkrimtarit, Rexhep Qosja.

 

Të Ngjashme