Lajme

​Prokurori special: Mbrojtja i paraqiti klientët e tyre si me qëllime të mira

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, seanca e sotme ka nis me kundërpërgjigjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Sipas ZPS mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së i paraqiti ata me qëllime të mira duke shmangur rolet që ata kishin.

Prokurori i Specializuar, Alan Tieger deklaroi se veprimet e ish-krerëve të UÇK-së pasqyrojnë qëllimin kriminal të përbashkët të pretenduar, raporton KosovaPress.

Tieger: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre si me qëllime të mira

“Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre si me qëllime të mira, por që kryesisht nuk kishin pushtet, figura të papushtetshme me motivime që nuk kishin ndryshe arsye për mijëra e mijëra njerëzve që iu bashkuan UÇK .Mbrojtja e Veselit e përshkruajti klientin i tyre si anëtarë i përkushtuar i UÇK-së në një kohë të një vuajtje të madhe si një i diplomuar i ri pa ndonjë stërvitje apo përgatitje ushtarake i cili iu bashkua mijëra të tjerëve që iu bashkua nga prejardhje të ndryshme dhe me bindjen për të luftuar për lirin e Kosovës dhe të ardhmen pa autoritarizëm, pa aparteit, pa brutalitet për ta dhe fëmijët e tyre. Kjo, në vetvete nuk është krim, natyralisht nuk është krim t’i bashkohet një lufte për liri dhe ZPS nuk e ka thënë kurrë këtë gjë. Por, të paraqesësh të akuzuarit si disa prej mijërave të tjerëve që iu bashkuan UÇK për të luftuar për liri është përpjekje për të larguar për të shmangur rolet e tyre të vërteta si pionierë e themelues si anëtarë kyç të shtabit të përgjithshëm. Rolet që ata i kanë pranuar në mënyrë të përsëritur apo role që pasqyrohen në shumë takime që kanë diskutuar historinë e UÇK-së. Ata iu shmangën këtyre roleve, sepse veprimet e tyre në këto role duke përdorur autoritetin e tyre të kombinuar dhe përpjekjet e tyre individuale pasqyrojnë qëllimin kriminal të përbashkët dhe angazhimin e tyre ndaj tij”, tha ai.

Prokurori tha se po ashtu se ekipet mbrojtëse bënë përpjekje të mëdha që Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin t’i distancojnë nga autorësia apo përfshirja në komunikata.

Tieger: Ekipet e mbrojtjes bën përpjekje t’i distancojnë klientët e tyre nga autorësia e komunikatave

“Ekipet e mbrojtjes bënë përpjekje të mëdha të tu distancuar klientët e tyre nga autorësia e tyre apo ndonjë formë përfshirje në komunikata, këto argumente dështojnë. Së pari kemi pranimet e tyre për këtë përfshirje dhe trupi gjykues nuk mund t’i përdorë këto pranime vetëm kundër të akuzuarve apo të akuzuarit që i ka bërë por edhe si konfirmim në shumë shembuj kundër të bashkëakuzuarëve për shembull për kujdesin pra që është kusht që kërkohet. Kemi edhe provat e pavarura që lidhen me prejardhjen e komunikatave përfshirë nga dëshmitarët e disponueshëm për kundërpyetje”, tha ai.

Ndërkaq, prokurori James Pace foli për dëshmitë e ndërkombëtarëve, ku tha se të njëjtit nuk i kanë parë ose i kanë anashkaluar dokumentet e kësaj çështje gjyqësore.

Pace: Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk i parë dokumentet apo i anashkaluan

“Në përpjekjet për të hedhur poshtë pretendimet që kishin të bëjnë me kufizimin në lidhje me njohurit që kanë pasur këta dëshmitarë të mbrojtjes javën e shkuar avokatin i Thaçit tha se të gjithë kanë pasur dijeni dhe komunikim dhe në fakt kjo nuk reflekton dokumentacionin e çështjes. Si ilustrim Çesley Clark nuk i kujtohet se kishte parë asnjë dokument të UÇK. John Dunck pretendoi se kishte parë shumë komunikata të UÇK ai tha se nuk kishte parë asnjë që kishte të bënte me ekzekutimin e bashkëpunëtorëve dhe tradhtarëve të kombit…dëshmitarë tjerë të mbrojtjes si James Rubin i anashkaluan komunikatat dhe deklaratat publike të UÇK si manipulime dhe propagandë… ajo që del se provat shkresore të kësaj çështje janë të mbushura dokumente të cilat dëshmitarët e mbrojtjes nuk kanë pasur qasje, ose që mund të kenë pas qasje por nuk i kanë parë, por që i kanë anashkaluar thjesht.

Gjatë seancës së sotme fjalën përmbyllëse e përfundoi ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit, ndërsa edhe trupi gjykues parashtroi pyetjet karshi palëve në procedurë.

Fjala përmbyllëse në Hagë në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së ka nis më 9 shkurt të këtij muaji.

Të Ngjashme