Lajme

Prokuroria i reagon Pecit: Hedhja poshtë e kallëzimit penal lidhet me dy funksione, jo me grantet

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka sqaruar lidhur me raportimet se është hedhur poshtë kallëzimi penal ndaj kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, duke theksuar se ky rast nuk ka lidhje me hetimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë.

Peci mëngjesin e sotëm, ka ndarë lajmin se Prokuroria ka hedhur poshtë kallzimin penal të LDK-së, kundër tij për grantet në bujqësi, që lidhet me kohën sa ai ishte ministër i bujqësisë.

“Rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovëss”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale thekson se mbetet e përkushtuar për të informuar opinionin publik në mënyrë të saktë dhe transparente, duke respektuar parimet e transparencës dhe duke ruajtur integritetin e të gjitha procedurave hetimore.

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së ndaj ish-ministrit Peci

Të Ngjashme