Lajme

Prokuroria kërkon 25 vjet burgim për Jelena Gjukanoviq e akuzuar për spinuazh

Prokuroria ka kërkuar dënim prej 25 vjetësh burgim ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanoviq.

Kjo është bërë në seancën ku është dhënë fjala përfundimtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Aktgjykimi për këtë rast pritet të shpallet më 27 prill 2026, në ora 13:15.

Më 4 shtator të vitit të kaluar Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj ish zyrtares së OSBE-së në Kosovë, Jelena Gjukanoviq.

Sipas Prokurorisë, ajo siguroi e shpërndau informacione të ndjeshme tek BIA serbe, të cilat cenonin rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Ajo u arrestua më 28 shkurt 2025./teve1.info/

Të Ngjashme