ShowBizzz

Prokuroria konfirmon lirimin e Gjestit: E ka pranuar fajësinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar lirimin e reperit Gjesti, pas arritjes së një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me Prokurorin e Shtetit.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.

Sipas saj, i pandehuri ka pranuar fajësinë për disa vepra penale, përfshirë “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

“I pandehuri, pasi që ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorin e Shtetit lidhur me veprat penale, ndaj tij kanë pushuar arsyet ligjore për të cilat ka qenë në paraburgim”, ka deklaruar Shala.

Në këto rrethana, prokurori i shtetit i është drejtuar gjykatës kompetente me kërkesë për ndërprerjen e masës së paraburgimit, kërkesë që ka rezultuar me lirimin e tij.

Të Ngjashme