BBV

Prokuroria Speciale me aksion në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren, hetime për keqpërdorim e mashtrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me njësitet e Krimeve Ekonomike të Policisë, ka nisur një aksion në ndërmarrjen publike rajonale të pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren.

Sipas raporteve, aksioni ka të bëjë me hetimin e dy veprave penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”.

Zëdhënësja e PSRK-së, Arbnorë Luta, ka konfirmuar për teve1.info se aktualisht po kryhen bastisje në zyrat e ndërmarrjes, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim e sipër. /teve1.info/

Të Ngjashme