Lajme

Prokuroria vazhdon aksionin kundër të dyshuarve për manipulim me vota në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka vazhduar të enjten aksionin kundër të dyshuarve lidhur me manipulimet me vota.

Prokuroria ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren, po vazhdojnë hetimet e zgjeruara lidhur me grupin e dytë të dyshuarve në Prizren.

Prokuroria bën të ditur se dyshimet kanë të bëjnë me kryerjen e veprave penale të parapara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që lidhen me shkeljen e të drejtave të votimit, si dhe në Kapitullin XXXIII, që përfshin korrupsionin zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, transmeton KosovaPress.

Duke marrë parasysh interesimin e madh të mediave, Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, pas intervistimit të të dyshuarve në polici, do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione rreth veprimeve dhe zhvillimeve të mëtejme hetimore.

Të Ngjashme