Lajme

Prokuroria: Zyrtaret e ARBK-së kanë bërë ndryshimin e pronësisë në vlerë mbi 50 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se në aksionin e zhvilluar në  bashkëpunim me Policinë me urdhër të Gjykatës, në Agjencinë e Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), tre persona dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

I.R.J., F.L., dhe A.I.K., në cilësinë e personave zyrtarë në ARBK, të njëjtat dyshohen për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, të cilat duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin, me dashje dhe me qëllim kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme në mënyrë që personi me inicalet I.B., të përfitoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

“Sipas dyshimeve, ato kanë bërë ndryshimin e pronësisë së aksioneve të kompanisë ‘’N.K.Ë.P’’ ’’Sh.P.K’’ në vlerë mbi 50.000 (pesëmbëdhjetëmijë) euro. Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet”, thuhet nga Prokuroria.

Të Ngjashme