Lajme

Prokurorja: Lidershipi i UÇK-së përpiqej të njihej si faktori vendimtar në Kosovë

Prokurori i Specializuar, Alan Tieger, në vazhdimin e deklaratës  përmbyllëse dhe ka folur mbi  pretendimet e  vrasjeve dhe torturimeve të personave të ndaluar në qendrën në Bajgorë.

Siç pretendon ai, vrasjet dhe keqtrajtimet janë bërë “përmes autorizimit të Shtabit të Përgjithshëm” të UÇK-së.

Ai tha qendra në Bajgorë u bë mbi bazën e komunikatave të UÇK-së dhe se “Shtabi i Përgjithshëm dënonte bashkëpunëtorët”.

Ndërsa, Prokurorja Clare Lawson  ka thënë se lidershpi i UÇK-së përpiqej të njihej  si faktori vendimtar në Kosovë dhe të udhëhiqte të gjitha negociatat.

“Nuk pikë dyshimi se si rezultat , lidershipi i UÇK-së u mundua që të paraqiste veten në një dritë më të favorshme ndaj komunitetit ndërkombëtar, pasi po përpiqej të njihej  si faktori i vendimtar  në Kosovë dhe të udhëhiqte negociatat, të gjitha nëse do të ishte e mundur. Megjithatë, kur flitet për shenjestrimin  e vazhduar të oponentëve  dhe krimet pasuese  nuk ka pikë se dyshimi se kjo ishte një lustër e hollë pretendimi, pasi anëtarët NPK-së po përpiqeshin të fshinin atë çfarë po bënin”, ka thënë ajo.

Prokuroria ka përmendur edhe një takim të Thaçit dhe Limajt me  përfaqësues Human Rights Ëatch  të cilit ishin gjykuar në mungesë.

“Më datë 8 nëntor 1998 Thaçi i shoqëruar nga Limaj u takua me përfaqësues Human Rights Ëatch dhe pretendoi se dy të ndaluar, arrestimi i të cilëve kishte tërhequr shumë vëmendje të publikut ishin gjykuar në mungesë dhe pa avokat dhe tani po vuanin një vendim dënimi me burg”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se deklaratat e Thaçit dhe Limajt se nuk ka ekzistuar asnjë gjykatë e UÇK-së është një “gënjeshtër e vërtetë”./teve1.info/

Kryeprokurorja e Speciales kërkon dënim 45 vjet për ish-krerët e UÇK-së

Të Ngjashme