Lajme

Promovohet libri kushtuar çështjes kombëtare 1908-1912, i autorit Selim Daku

Është promovuar libri me tematikë të ndikimeve kulturore në diplomacinë shqiptare në shekullin e 20-të, me autor profesorin universitar, Selim Daku.

Librat u bënë gati për të ftuarit.

Promovimi i librit “Ndikimi kulturor në zhvillimin diplomatik të çështjes kombëtare shqiptare 1908-1912”, me autor Selim Daku, mblodhi mysafirë në një sallë të Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan.

Një përmbledhje të këtij libri e bëri kolegu i autorit, Dukagjin Leka, profesor

Për rëndësinë e termave të përdorura në këtë libër, foli kryeredaktori i saj, profesori Avni Rudaku.

Motiv për këtë libër sipas autorit, Selim Daku, ishin bisedat ndër vite për historinë.

Shkrimi i këtij libri, Dakut, i mori rreth 10 vite.