Sot në Kuvendin Komunal të Drenasit, si pikë e rendit të ditës ishte votimi për propozim vendimin për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien e pronave publike të Drenasit për shfrytëzim afatgjatë.
Por, një gjë të tillë e ka kundërshtuar opozita.
Opozita kundërshtoi 54 prona komunale t`i jepen në shfrytëzim biznesmenëve për ndërtimin e banesave që siç thotë opozita, kryetari i kësaj komune Ramiz Lladrovci ua ka borxh.
Ndryshe, opozitarët përmes aksionit “Pronat publikë për qytetarët, jo për dosta” kundërshtuan dhënien e 54 pronave për shfrytëzim./teve1.info/