ShowBizzz

Propozim në fshehtësi! Çfarë po ndodh me jetën sentimentale të Ledjanës së Për’Puthen

Ledjana Prenga ishte një nga konkurrentet më të ndjekura e me të pëlqyera nga publiku gjatë pjesmarrjes në “Për’puthen” e kjo edhe për shkak të trekëndëshit të dashurisë që u krijua në atë program.

Mirëpo pas gjithë asaj fame të madhe, me përfundimin e programit Ledjana u tërhoq shumë nga vëmendja e publikut.

Prej kohësh nuk kishim dëgjuar rreth jetës së saj private, pasi ajo kishte vendosur të ishte shumë hermetike.

Mirëpo, me anë të një postimi në rrjetet sociale Ledjana ka zbuluar se ka marrë një propozim nga partneri i saj.

Deri më tani ajo ka preferuar të mos zbulojë portretin, megjithatë burime pranë tyre bëjnë me dije se mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën është një biznesmen nga Kosova.

Në këtë postim Ledjana ka ngritur dyshimet për një hap të mëtejshëm, pasi shfaqet me një unazë të veçantë në gishtin e fejesës.