Përplasje janë shënuar mes protestuesve dhe forcave të Policisë gjatë protestës kundër Reformës Territoriale, e zhvilluar pranë Parlamentit.
Mes protestuesve ndodhej edhe kryetari i Bashkisë Memaliaj, i cili është përfshirë në një debat me efektivët e policisë gjatë tensionimit të situatës.
Në pamjet e siguruara, kryebashkiaku shihet mes qytetarëve që kundërshtojnë Reformën Territoriale, ndërsa përballë tyre ndodhen forcat e Policisë, të angazhuara për të mbajtur turmën në distancë.
Në një moment, situata tensionohet dhe kryetari i Bashkisë Memaliaj shihet duke debatuar me efektivët, ndërsa më pas ka edhe një përplasje fizike mes tij dhe punonjësve të policisë.
Përplasja ka ndodhur në momentin kur efektivët po përpiqeshin të mbanin protestuesit larg zonës së kufizuar për lëvizjen e tyre. Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat që çuan në përplasjen fizike.
