Siç ishte paralajmëruar edhe ditën e sotme, banorët e Thumanës kanë dalë sërish në protestë, ku kërkojnë hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar.
Ata protestuan në autostradë, ndërsa janë përplasur me forcat e policisë, pasi kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin rrugor.
Ata kërkojnë hyrje-dalje në këtë aks, pasi janë izoluar dhe i druhen frikës se bizneset e tyre do të falimentojnë.
Protestës së sotme iu bashkua edhe deputetja demokrate Elda Hoti, e cila u shpreh se kërkesat e banorëve janë legjitime.
“Cfarë po kërkojnë këta banorë sot të dashur shqiptarë? Që duhet të reagoni ndaj cdo padrejtësie dhe t’i bashkoheni kësaj proteste kundër klikës që ka zaptuar Shqipërinë.
Dhe këta banorë nuk po kërkojnë asgjë më shumë, thjesht një kërkesë të drejtpërdrejtë: që të kenë hyrje – dalje në aksin Thumanë – Kashar.
Po kujt ia kërkojnë këtë ata? Një qeverie e cila ka harruar qytetarët; një qeverie që nuk i ka aspak prioritet qytetarët.
Se nëse do ishte e kundërta për këta qytetarë, do të ishte A-ja e këtij projekti hyrja dhe dalja e banorëve dhe lidhja e saj me rrugët ekzistuese Thumanë-Kashar”, u shpreh ligjvënësja demokrate Elda Hoti.