Lajme

Protesta e opozitës, rrezikohet jeta e policit, molotovi i shpërthen te këmbët (Video)

Një efektiv policie ka rrezikuar seriozisht jetën gjatë protestës së opozitës, për shkak të bombave molotov.

Teksa protestuesit mbërritën në godinën e ministrisë së Brendshme, një bombë molotov shpërtheu te këmbët e efektivit të policisë, të cilit i morën flakë robat.

Kolegët e tij ndërhynë menjëherë dhe shmangën përhapjen e flakëve, teksa protestuesit kanë sulmuar dhe derën e ministrisë.

Më herët, protestuesit hodhën bomba molotov përpara bashkisë, kryeministrisë dhe godinës së Partisë Socialiste.