Lajme

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë që provimin e jurispodencës ta mbajnë në gjuhën shqipe.

PDK ka thënë se kërkesa e studentëve është e drejtë e garantuar në kornizën ligjore dhe kushtetuese në Maqedoninë Veriore

“PDK solidarizohet me kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë protestuar sot për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset arsimore dhe profesionale, përkatësisht për provimin e jurisprudencës. E drejta për arsimim dhe vlerësim në gjuhën amtare është e garantuar me kornizën ligjore dhe kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, si dhe me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Cenimi i kësaj të drejte përbën shkelje të parimeve të barazisë, si dhe është goditje ndaj dinjitetit njerëzor dhe identitetit kombëtar shqiptar. Partia Demokratike e Kosovës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse atje që t’i trajtojnë me seriozitet kërkesat e studentëve shqiptarë dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e plotë të të drejtave të garantuara me ligj”, thuhet në komunikatën e PDK-së./teve1.info/

 

.

Të Ngjashme