Lajme

Protesta në Klos kundër propozimit për reformën territoriale, administrata bojkoton punën

Punonjës të administratës së Bashkisë Klos kanë protestuar kundër propozimit për riorganizimin territorial që parashikon shkrirjen e kësaj bashkie, duke bojkotuar punën.

Sipas raportimeve, administrata vendore kundërshton përfshirjen e Klosit në procesin e reformës administrativo-territoriale dhe kërkon rishikimin e vendimit.

Protestuesit kanë deklaruar se aksioni do të vijojë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse.

NEWS  “Nëse preket Kosova, preket dhe Shqipëria”/ Rama flet për median turke: Vuçiç jeton me makthet e tijReagime të ngjashme janë paralajmëruar edhe në bashkitë Belsh dhe Prrenjas, të cilat gjithashtu pritet të përfshihen në procesin e riorganizimit sipas propozimit të mazhorancës.

Një ditë më parë, protesta u zhvilluan edhe në Poliçan, ku disa qytetarë të lidhur me Partinë Socialiste dogjën teserat e anëtarësisë, ndërsa kreu i PS-së në këtë qytet dha dorëheqjen përpara protestuesve.

NEWS  Tragjike/ Digjet banesa, dyshohet se brenda ndodhej një nënë me dy fëmijët e saj!

Të Ngjashme