BBV

Protesta në mbrojtje të çlirimtarëve, i pranishëm edhe Ilir Shaqiri

Brenda pak minutave pritet të nisë protesta në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do mbahet pranë sheshit “Skënderbeu” në Shkup.

Në mesin e pjesëmarrësve është edhe këngëtari i njohur Ilir Shaqiri.

Ai i është bashkuar qytetarëve të shumtë shqiptarë nga treva të ndryshme, të pranishëm për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Protesta pritet të mbledhë një numër të madh qytetarësh dhe zhvillohet në kuadër të tubimeve të njëpasnjëshme të mbajtura në disa qytete shqiptare.