Bota

Protestë në Tiranë kundër luftës në Gaza

Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të kërkuar ndalimin e bombardimeve të Izraelit në Gaza dhe reagimin e komunitetit ndërkombëtar për vendosjen e menjëhershme të armëpushimit.

Në protestë morën pjesë besimtarë myslimanë, por edhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Që prej 7 tetorit një luftë e ashpër ka nisur mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit, ku për pasojë kanë humbur jetën mbi 11 mijë persona.

Situata në Gaza është tepër e vështirë, pasi njerëzit kanë vështirësi të kenë akses në ushqime dhe ujë të pijshëm.



/tiranapost