Lajme

Provuan me Konjufcën, Murati: Për 60 ditë ndoshta do të gjendej ndonjë emër konsensual për President

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmendi marrëveshje ndërkombëtare e ligje që do të kalonin në Kuvendin e shpërndarë tashmë me dekret të presidentes Vjosa Osmani.Ai thotë se gjatë 60 ditëve, sa sipas tij duhej pritur para se të shpërndahej Kuvendi, do të mund të gjendej “eventualisht edhe ndonjë emër konsensual për President, e ngërçi të zgjidhej pa pasoja për shtetin”.

“Brenda 60 ditëve afat që parasheh Neni 82 i Kushtetutës, në Kuvend do të mund të votoheshin: – Marrëveshjet ndërkombëtare: 121 milionë euro ishin të parapara të votoheshin vetëm në seancën e së premtes që lamë pas. – Ligjet që janë në pakon e Planit të Rritjes me BE-në – miratimi të cilave do të lironte një pjesë të mjeteve nga 882 milionë eurot e Planit të Rritjes. – Rishikimii Buxhetit. – Ligje e reforma të tjera me rëndësi jetike.

– Ndryshimet Kushtetuese që Presidenti të zgjidhet nga vota direkte, madje duke i përcjellë edhe afatet sipas rregullores së punës së Kuvendit. – Eventualisht edhe ndonjë emër konsensual për President, e ngërçi të zgjidhej pa pasoja për shtetin”, shkroi Murati në një postim në Facebook.

“Mirëpo në vend të këtyre, Kuvendi u shpërnda me dekret kundër-kushtetues, përmes të të cilit përfaqësuesve të popullit iu mohua e drejta të kryenin punën e tyre. Pse ky nxitim?”, shtoi ai.

Të Ngjashme