Pas një fushate luftarake të përgjakshme në Mesdheun Lindor, Aleksandri i Madh u mirëprit në Egjipt nga vendasit si çlirimtar pasi ata ishin shtypur më parë nga sundimi persian.
Në Egjipt Aleksandri i Madh vendosi të themelojë një qytet, i cili dhe ditët e sotme mban emrin e tij dhe në atë periudhë do të bëhej qendra e perandorisë së tij dhe do të kishte përmasat e një metropoli.
Aleksandri e themeloi këtë qytet për arsye të ndryshme si për të kontrolluar rrugët tregtare dhe eksportin e drithërave egjiptiane, të cilat ishin burimi kryesor i pasurisë së këtij rajoni, klima dhe cilësia e mirë e ajrit në atë zonë vlerësoheshin si ideale për banim dhe zhvillim të mëtejshëm.
Kjo zgjedhje nga perandori kishte edhe motive kulturore dhe mitologjike, për arsye se pranë vendit ishin disa vendbanime, të cilat kishin lidhje të ngushta tregtare dhe kulturore me botën helene.
Aleksandri u përpoq të ndiqte traditat greke për themelimin e qytetit, të cilat përfshinin ceremoni fetare dhe sakrifica për të siguruar bekimin e perëndive.
Legjendat tregojnë se ai i shënoi kufijtë e qytetit me miell duke e përdorur atë si mjet simbolik dhe kur zogjtë mblidheshin ta konsumonin atë u interpretua si një ogur i mirë që qyteti do të ishte i begatë dhe i lakmuar.
Aleksandria kishte një bibliotekë mjaft të madhe ku kishte me qindra dhe mijëra dorëshkrime të mbledhura nga e gjithë bota. Atje kalonin kohë të gjata studiuesit nga fusha të ndryshme si astronomia, matematika dhe mjekësia që punonin së bashku.
Dhe një simbol bashkimi midis popujve helen dhe egjiptian ishte tempulli i hyjnisë Serapis, i cili i dedikohej perëndisë greko-egjiptiane.
Ura që lidhte Ishullin e Farit me tokën ishte një nga Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë, ishte një simbol i inovacionit inxhinierik dhe dominimit tregtar. Me mbi 100 metra lartësi, ai ishte një ndihmë jetike për lundruesit dhe një shembull i prestigjit mbretëror.
