LifeStyle

Pse bie dëshira seksuale në disa ditë të muajit? Ja çfarë ndodh me trupin e një gruaje

Mund ta keni vënë re, ndoshta pa e kuptuar plotësisht. Në disa ditë të muajit, ju thjesht nuk keni dëshirë për afeksion apo intimitet, dhe kjo nuk ka të bëjë me partnerin tuaj apo ndjenjat.

Shkaku është më i thellë: cikli mujor ndikon drejtpërdrejt në libidon (dëshirën seksuale) të një gruaje. Çfarë është cikli mujor dhe si ndikon në dëshirën seksuale?

Cikli mujor i një gruaje zakonisht zgjat rreth 28 ditë, duke filluar nga dita e parë e menstruacioneve. Ai ndahet në dy faza kryesore hormonale:

 Faza e parë: Nga dita 1 deri në ovulim (rreth dita e 14-të)

Gjatë kësaj periudhe, trupi prodhon më shumë estrogjen, një hormon që ndikon pozitivisht në energjinë, humorin dhe… dëshirën seksuale.

Dëshira për marrëdhënie seksuale rritet natyrshëm, veçanërisht kur afrohet ovulacioni – ditët më pjellore të muajit.

 Faza e dytë: Pas ovulimit deri në fillimin e periodave të ardhshme

Në këtë periudhë dominon progesteroni, një hormon që shpesh lidhet me ndjesi të tilla si plogështi, irritim ose melankoli.
 Shumë gra raportojnë ulje të libidos në këtë fazë, dhe kjo është krejtësisht normale.

Çfarë mund të bëni?

Nëse e njihni më mirë trupin tuaj dhe luhatjet hormonale gjatë muajit, do të kuptoni më lehtë pse ndiheni ndryshe në ditë të caktuara. Jo gjithçka ka të bëjë me emocionet – shpesh janë hormonet që flasin.

Të Ngjashme