ShowBizzz

Pse celulari yt e urren dimrin?

Gjithçka që bëjnë telefonat tanë, është me të vërtetë e mrekullueshme. Por ka një gjë që nuk e bëjnë dot mirë: t’i rezistojnë motit të ftohtë. Telefonat dhe moti i ftohtë thjesht nuk shkojnë hiç mirë.

Temperaturat e ftohta mund ta hsterojnë krejt jetëgjatësinë e baterisë dhe mund ta bëjnë telefonin të fiket fare. Shumica e celularëve përdorin bateri litiumi. Një reaksion kimik brenda baterisë dërgon thërrmija të ngarkuara nëpër të gjithë qarkun e telefonit, dhe kjo gjë e mban atë ndezur. Temperaturat e ftohta e ngadalësojnë këtë reaksion, thërrmijat e ngarkuara ndeshin në një rezistencë më të madhe, dhe teksa ato ngecin, jetëgjatësia e baterisë pëson rënie.

Shkencëtarët nuk e kuptojnë plotësisht ekuilibrin e përbërësve kimikë që kërkohen për ta mbajtur telefonin të ndezur, dhe kjo është arsyeja përse ndonjëherë të duket sikur treguesi i përqindjes së baterisë së telefonit na gënjen.

Kur ekspozohet në ajër të ftohtë, telefoni mund të thotë se ka 50 përqind bateri, ndërkohë që pas një minute, të fiket fare.

Moti i ftohtë mund të ndikojë edhe në pjesë të tjera të celularit, ekrani mund të bëhet i turbullt, sensorët brenda tij mund të humbasin saktësinë, për shkak se ata janë të kalibruar për të punuar në një limit të caktuar temperature.

Ndaj bëni kujdes, mos e lini telefonin në makinë natën kur është ftohtë, sepse pa e kuptuar, ai mund të dalë jashtë përdorimi.


BotaM