Një pretendim i bërë nga një eksperte e divorcit ka hapur diskutime në rrjetet sociale, pasi sugjeron se disa burra e përdorin kohën e gjatë në tualet për t’iu shmangur detyrimeve familjare.
Të lidhura
None found
Olivia Howell, autore dhe podkastere, shkruan në një artikull të publikuar në Substack se disa burra, menjëherë pasi mbërrijnë në shtëpi, tërhiqen për një kohë të gjatë në banjë. Sipas saj, në këtë mënyrë ata shmangin qëndrimin me familjen dhe angazhimet e përditshme.
Howell argumenton se telefonat inteligjentë e kanë lehtësuar këtë sjellje, pasi qëndrimi në tualet mund të shoqërohet me përdorimin e rrjeteve sociale, shikimin e videove, lojërat dhe aktivitete të tjera.
Sipas saj, banja shndërrohet në një lloj “arratisjeje” nga përgjegjësitë e shtëpisë, pasi justifikimi se dikush duhet të përdorë tualetin është i vështirë të kundërshtohet, shkruan Lad Bible, transmeton Klankosova.tv.
Reagimet ndaj këtij artikulli kanë qenë të ndryshme. Disa e kanë cilësuar idenë si të ekzagjeruar, duke theksuar se përdorimi i tualetit është nevojë natyrore, ndërsa të tjerë e kanë marrë me shaka, duke e përshkruar si “përdorim të jashtëqitjes si armë”.
Pavarësisht humorit dhe debatit, ekspertët paralajmërojnë se qëndrimi i zgjatur në tualet mund të shtojë rrezikun e hemorroideve. Gjithashtu, më pak se tri jashtëqitje në javë, sidomos kur shoqërohen me dhimbje ose vështirësi, mund të tregojnë praninë e kapsllëkut.
