Shumë gra mund të kenë gjoks të varur dhe kjo mund t’i bëjë të mos ndihen mirë.
Sipas ekspertëe, varja e gjoksit mund të shkaktohet për një mori arsyesh, duke filluar nga plakja, pirja e duhanit apo edhe ushqyerja me gji.
E nëse gjoksi juaj humbet qëndrueshmërinë jashtë këtyre arsyeve, kjo mund t’ju bëjë të ndiheni edhe më pak të sigurt në trupin tuaj, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Një ndër arsyet e varjes mund të jenë edhe hormonet, sepse sipas mjekëve gjatë menopauzës rënia e niveleve të estrogjenit mund të çojë në më pak kolagjen në indet e gjirit.
Ndërkaq, sipas tyre ta hequr qafe problemin me gjoksin e varur, ndër të tjera duhet të hiqni dorë nga duhanpirja dhe të jeni më të kujdesshme në përzgjedhjen e sytjenave.