LifeStyle

Pse është kaq përkëdhelëse për djemtë e famshëm që t’u publikohen materiale nudo?

Me herët gjatë këtij muaji, u publikua një video e Drake, në të cilën prekte organin gjenital dhe kështu, reperi u kthye në personin më të komentuar online. Në vend që ky rast të trajtohet si shkelje e privatësisë, ai u kthye në material për meme dhe humor online. Vetë reperi, me një reagim në story edhe pse pranoi se nuk kishte dijeni që kjo video do publikohej, e trajtoi me shaka.

E njëjta përgjigje ka qenë edhe për të tjera incidente të ngjashme që janë publikuara më parë për Jesse Williams, Chris Evans, apo Justin Bieber.

Nga ana tjetër, kur e njëjta gjë ka ndodhur me Jennifer Lawrence ajo u kritikua dhe u quajt k**vë, se i dërgonte të dashurit foto nudo. Miley Cyrus, Dakota Johnson, Bella Thorne dhe Kate Upton, po ashtu janë fyer dhe ofenduar në shumë mënyra për incidente të ngjashme.

Por pse?

“Shoqëria dikton se është shumë mirë kur burrat tregojnë ‘vlerat e tyre’ fizike, ndaj publikimi i tyre nuk përbën as problem e as siklet”, shpjegon Karen McLean, drejtoreshë e departamentit të punëve sociale në Universitetin publik të Konektika.

“Shoqëria i feston këto incidente për djemtë dhe kjo është edhe arsyeja kryesore është sepse gratë ofendohen për seksualitetin e tyre. Duke qenë se burrat dhe djemtë nuk shihen gjerësisht nga shoqëria si objekt seksual, por për gratë ndodh e kundërta, kjo i jep “të drejtën” shoqërisë t’i kthejë në shënjestër sulmi”, shprehet ajo.

Nëse një gruaje do i prishej imazhi dhe me siguri do i dëmtohej karriera nga publikimi i fotove të tilla, një burri ka më shumë gjasa t’i kthehet gjithçka në të mirë dhe të përgëzohet.

Këto situata, na kujtojnë edhe njëherë problemet që ka shoqëria, të cilat nuk duket se do marrin zgjidhje shpejt. E në situata si kjo, vlen të theksohet se çdo individ ka të drejtë të bëjë çfarëdo ka dëshirë me trupin e tij pa u gjykuar dhe pa kërkuar leje. Po ashtu, publikimi i detajeve private duhet trajtuar me të njëjtin seriozitet si shkelje e privatësisë për të gjithë, kur nuk ka dijeni dhe aprovim për publikim e tyre.