Nuk është çudi që shalqini është një frut që të bën mjaft mirë.
Sipas të dhënave, fruti i shalqinit ka vlera të jashtëzakonshme për organizmin e njeriut.
Ai ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, rigjenerimin e qelizave të lëkurës, mbrojtjen e shikimit dhe të gjymtyrëve.
Në stinën e verës ai është një frut që nuk i mungon asnjë tryeze familjare.
E veçanta e këtij fruti është se zemra apo qendra është gjithmonë më e ëmbla dhe më e shijshmja.
Si traditë ajo u jepej fëmijëve më të vegjël të shtëpisë si pjesa me më shumë vlera ushqyese.
Arsyeja përse zemra e shalqinit ka më shumë ëmbëlsi, është sepse aty ka përqindjen më të lartë fruktoza e kristalizuar.
Duke qenë se shalqini piqet nga mesi e deri në anët e tij, këto kristale të fruktozës prodhohen për të furnizuar të gjithë vëllimin e frutit.
Kjo nuk do të thotë që pjesët e tjera të shalqinit janë më pak të shëndetshme apo me më pak vlera.