Ka përfitime të shumta larja e fytyrës me ujë të gazuar. Është një praktikë e rregullt në Japoni
Reklama
Përdorimi i ujit të gazuar si pjesë e trajtimit të pastrimit të fytyrës dhe vënia e së njëjtës maskë për fytyrë dhe tonerët është praktikë e zakonshme në Japoni dhe Kore, por pothuajse ka filluar të përhapet edhe në pjesët e tjera të botës.
Uji i gazuar përmban këto cilësi përfituese:
Përmban të njëjtën vlerë pH-je si edhe lëkura juaj: Vlera e pH-së e ujit nga çezma është 7, ndërsa e ujit të gazuar ka vlerën e pH-së 5,5, që është edhe vlera e lëkurës së fytyrës – kështu që do të zvogëlojë shanset për acarim.
Pastron poret dhe mund të zbusë acarimin, uji i gazuar shpërndan pluhurat, vajin dhe papastërtitë në poret e bllokuara. Rezultati është pastrimi më i thellë dhe parandalimi i puçrrave të reja.
Mund të përmirësojë qarkullimin: dyoksidi i karbonit sjell gjak dhe oksigjen në indet e lëkurës, të cilat përmirësojnë funksionimin e të gjithë sistemit dhe lëkura duket më e shëndetshme më pas, me një skuqje delikate.
Lexo po ashtuA është uji i gazuar i mirë për ju?
Dermatologu Dr. Dendi Engelmen miraton këtë trajtim pastrimi të fytyrës dhe shpjegon se si uji i gazuar krijon një çehre më të shëndetshme:
“Uji i gazuar në temperaturën e dhomës fillon të zgjerohet dhe të hapë enët e gjakut (uji i rubinetit duhet të ngrohet për të pasur këtë efekt) i cili ndihmon furnizimin me gjak të arrijë në indet e lëkurës. Ky proces përmirëson shpërndarjen e lëndëve ushqyese si oksigjeni në lëkurë – sa më mirë të jetë qarkullimi, aq më mirë do të funksionojë i gjithë sistemi dhe lëkura do të duket më e shëndetshme”, thotë Dr Engelmen.
Nëse dëshironi të provoni këtë metodë të pastrimit të fytyrës, ndiqni këta hapa:
▪ Spërkateni fytyrën me ujë të gazuar ose mbajeni frymën dhe zhyteni fytyrën në një enë plot me ujë të gazuar për 10 sekonda.
▪ Masazhoni fytyrën me pastrues për fytyrë
▪ Shpëlajeni pastruesin me ujë të gazuar
▪ Përpara se të aplikoni kremin, fshijeni lehtë fytyrën me një peshqir
Dr. Engelmen nuk rekomandon larjen e fytyrës me ujë të gazuar çdo ditë. Lëkura duhet së pari të mësohet me flluskat, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme të fytyrës.
Nëse efekti i shkumës është shumë i fortë, përzieni një sasi të barabartë uji të gazuar dhe mineral për të reduktuar aciditetin dhe për ta bërë më të lehtë larjen e fytyrës.
Një këshillë tjetër është të përzieni sasi të barabarta uji të gazuar dhe çajit jeshil, të zhytni një top pambuku në lëng dhe ta lini në fytyrë për dhjetë minuta. Arsyeja është fakti se sa më gjatë të qëndrojë uji i gazuar në lëkurë, aq më të mira do të jenë rezultatet.