Lajme

“Pse i xhiron gomat?” Zanafilla e sherrit në Kamëz që përfundoi me përdorimin e armës

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Kamëz, ku Jetmir Koleci qëlloi me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve, Ilir Halili dhe Astrit Halili.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjithçka ndodhi si pasojë e një sherri banal mes këtyre shtetasve. Teksa 33-vjeçari Jetmir Koleci ishte duke kaluar në një rrugë ku po ndërtohet një pallat nga dy vëllezërit, këta të fundit kanë tentuar ta ndalojnë pasi sipas tyre ai ishte duke ecur me shpejtësi dhe ka xhiruar gomat.

Më pas, Ilir Halili dhe Astrit Halili thuhet se kanë shkuar pranë banesës së Kolecit, ndërkohë sipas asaj që dhe policia bëri me dije ky ka qëlluar me tre plumba në ajër. Ndërkohë, në dëshminë e tyre dy vëllezërit kanë deklaruar se autori ka qëlluar në drejtim të tyre dhe kanë bërë denoncim në Polici.

Në cilësinë e provës materiale autoritetet sekuestruan automjetin tip “Golf” të 33-vjeçarit, sakaq po punojnë dhe për kapjen e tij.

“Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar”, njoftoi policia më herët.

LEXO EDHE: E rëndë në Kamëz, qëllohet me armë zjarri drejt dy personave(EMRAT)

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo