Janari njihet si muaji kur shumica vendosin të lënë pas gjithë veset e këqija dhe t’ia nisin nga e para. Mes gjërave që lihen në të shkuarën, siç flasin disa studime, hyn edhe martesa, sepse në muajin janar, sipas studiove ligjore të avokatisë ka një rritje të numrit të kërkesave për divroc.
Nga Dita e Falenderimeve dhe deri në fund të vitit, zyrat e avokatisë kanë ritëm shumë të ngadaltë, sepse njerëzit i lënë divorcet pezull për pas pushimeve ka thënë për NY Times, Vicky Townsend, drejtuese ekzekutive e Aleancës Nacionale të Profesionistëve të Divorceve.
“Njerëzit ndjekin parimin: Vit i ri, fillime të reja”, shpjegon më tej ajo. Thënë me shifra, në SHBA, sipas një pjese të mirë të studiove ligjore numri i divorceve brenda janarit është 25-30% më i lartë.
Interesant është fakti që edhe Google e mbështet deri diku këtë arsyetim, pasi sipas analizës që i është bërë kërkimeve për divorc në këtë periudhë, prej datës 6 janar deri në 12, ka një rritje të ndjeshme në krahasim me muajt e tjerë.
Fjala “divorc” kërkohet shumë edhe në fund të dhjetorit, ndërsa për vitet 2016 dhe 2018, muajt që kishin më shumë kërkime për divorc ishin përkatësisht marsi dhe shtatori. Megjithatë, tendenca vazhdon të favorizojë janarin edhe aktualisht.
“Trendi i divorceve” në janar thuhet se ka nisur në vitet 1970-1980. Por, jo çdo avokat dhe studio ligjore bie dakord me këtë konkluzion.
Ndërsa një studim i hershëm, realizuar nga Universiteti i Washington, në vitin 2016, analizoi të dhënat