ShowBizzz

Pse këmbët e Margot Robbie janë kthyer në trend në Google

Margot Robbie po tërheq vëmendjen si pak aktore për momentin, me filmin ‘Barbie’ që po flitet për çdo media.

Së bashku me filmin, edhe këmbët e Robbie janë bërë trend në kërkimin në Google !

Sipas Marca-s spanjolle, ajo ka fituar gjithashtu admirimin e më shumë se 6700 njerëzve që mendojnë se ka këmbë të bukura. Arsyeja nuk është tjetër veçse pamjet e publikuara nga afër të këmbëve të saj në trailerin e filmit të ri, por edhe në skenën e “The Wolf of Wall Street” me DiCaprion.

Në një intervistë të fundit me Cinema Blend, ajo zbuloi se kërkoi vetë në Google dhe u befasua kur pa se “Margot Robbie feet” ishte një nga rezultatet më të kërkuara.

“Jam shumë e kënaqur që njerëzit janë të emocionuar për këmbët e mia. Unë mendoj se kjo është e mrekullueshme. Sinqerisht. Nuk ndihem çuditshëm për këtë. Vërtet, më pëlqen, kjo është fantastike.”/abcnews.al