LifeStyle

Pse kujdesi personal për gratë ka çmim më të lartë se tek burrat?

Produktet e kujdesit personal, higjiena mujore dhe moda janë pjesë e përditshmërisë së shumë grave, por shpesh krijojnë një barrë financiare që nuk vihet re menjëherë. Për shumë gra, blerjet për shampo, deodorantë dhe brisqe rruajtjeje janë më të shtrenjta se për burrat, edhe pse përbërësit janë të ngjashëm. Studimet tregojnë se çmimet e produkteve për gra mund të jenë deri 48% më të larta se ato për burra, duke e bërë kujdesin personal një shpenzim të rëndësishëm në buxhetin mujor.

Higjiena mujore është një tjetër kategori që krijon kosto të pashmangshme. Pecetat higjienike dhe tamponët janë produkte të domosdoshme, që gratë i përdorin për shumë vite, deri në menopauzë. Edhe pse shuma për çdo muaj duket e vogël, në total kjo përbën një barrë të konsiderueshme financiare. Aksesueshmëria dhe çmimet e përballueshme për këto produkte mbeten një nevojë e rëndësishme për shëndetin dhe dinjitetin e grave.

Edhe moda ka ndikimin e saj. Veshjet dhe aksesorët për gra shpesh kushtojnë më shumë se ato për burra, sidomos për artikujt bazë të gardërobës. Pritjet shoqërore për një garderobë të larmishme dhe e përditësuar rrisin këto shpenzime, ndërsa shërbime si pastrimi kimik mund të jenë pothuajse dyfish më të shtrenjta për gratë. Këto shpenzime të dukshme dhe të padukshme tregojnë se, për shumë gra, rutina e përditshme sjell një kosto financiare që shpesh nuk merret parasysh.

Të Ngjashme